
Olimpia vjen me projektin e saj më të ri titulluar SMR, një shkurtim për tri fjalët: Sex, Money, Rock ‘n Roll, të cilat janë tematikat për të cilat flitet dhe plotësojnë krijimin e kësaj kënge. Elgit Doda dhe Klodian Kodra kanë sjellë së bashku vazhdimin e këngës TL, e cila u bë mjaft e njohur nga edicioni i parë i “BBVA”. Edhe Lumi B ka publikuar një këngë solo, titulluar “Cili je ti” dhe sjell artistin në zhanerin e tij karakteristik.
Nora Istrefi nuk zhgënjen kurrë dhe këtë e provoi edhe njëherë me publikimin e këngës së saj më të fundit, “Amanet”, me një melodi mjaft të bukur dhe me tekst mjaft kuptimplotë. ELAI nuk ndalet këtë vit me publikimin e këngëve, të cilat janë kthyer menjëherë në një hit, edhe falë platformave të ndryshme sociale. Projekti i tij më i ri titullohet “Krenari”. Auron Deva ka sjellë gjithashtu këngën e tij të parë zyrtare, “Opera”, dhe bëhet pjesë e kësaj jave në listën tonë “Albanian’s Hot Top 30”.
Pas disa muajve pauzë, Jonida Maliqi rikthehet fuqishëm me një këngë mjaft energjike, ku këngëtarja ka vendosur ta titullojë “Do apo Nuk do”. Ari Blue, siç njihet ndryshe si Ariana e “BBV”, ka sjellë projektin e saj të parë pas daljes nga shtëpia, “Ti”. Gjithashtu, edhe Kida ka publikuar “Leje”, një këngë me mjaft emocione, që i dedikohet ndarjeve në çift. Kjo javë ka qenë mjaft e mbushur me këngë të reja dhe mesa duket artistët janë frymëzuar goxha, këtu mund të fusim edhe artistin e ri Krenar, ku edhe ai vjen këtë javë me “Mrena Nates”.
Powered by The Top List © / Top Awards ©