
Ervin Xhixho, i njohur si Dj Vini, ka filluar të luaj muzikë që në vitin 1996 në disa prej clube-ve të qytetit të tij të lindjes, Sarandë. Në fund të vitit 1999 i bashkohet Top Albania Radios, si Dj profesionist. U bë i njohur me emisionin shumë të ndjekur “Radiomania”, të cilin e ka mbuluar teknikisht nga viti 2000-2005. Gjithashtu, gjatë viteve të para të punës në TAR ai mbulonte dhe emisionin “Goodmorning Albania”.
Dj Vini është një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Aktualisht në TAR, mbulon teknikisht si dhe përzgjedh muzikën në “Wake Up” si dhe mbulon pjesën teknike e artistike të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Adi Pojana. Zbuloni më poshtë 20 këngët e përzgjedhura nga ai për t’ju shoqëruar gjatë…