Cardi B është rikthyer me një tjetër këngë të re, “Enough (Miami)”. Megjithatë, artistja mund ta bëjë të vështirë për disa fansa që të përqendrohen në teksin aspak modest të këngës së saj të re, falë paraqitjes së saj mbresëlënëse.
Pas më shumë se 20 vjetësh që nga publikimi i këngës hit “Fotografía”, këngëtarja kanadeze Nelly Furtado dhe këngëtari kolumbian Juanes bashkohen sërish në “Gala y Dalí”, një këngë e re e stilit pop për dashurinë e fortë. Kënga, e shkruar nga Nelly Furtado dhe e realizuar nga të dy artistët, ndjek trashëgiminë e këngës ikonike të vitit 2002.
Dolly Parton nuk është e vetmja legjendë e muzikës, këngët klasike të së cilës kanë gjetur rrugën e tyre në albumin e ri të Beyonce, “Cowboy Carter”. Kjo për shkak se kënga e njohur e Nancy Sinatra-s “This Boots Are Made for Walkin” mund të dëgjohet në “Ya Ya”. Nga ana tjetër, Camila Cabello ka hyrë zyrtarisht në epokën e saj të re me publikimin e këngës “I Luv It” me Playboi Carti së bashku me një videoklip muzikor shoqërues.