Bodyrockers na çojnë pak pas në kohë me “I Like The Way”. Po ashtu për ju ‘shpirtra të vjetër’ ju sjellim pak në kujtesë Rock N’ Rollin e dikurshëm, atë që edhe brezat e sotëm e preferojnë. Se fundja, kush nuk e do muzikën e mirë? E këtu përmendim pak David Bowie me “The Man Who Sold The World” apo ikonikja e The Guess Who, “American Woman”. E dimë që tani në mendje përfytyroni një skenë alla ‘Baywatch’ apo jo?
Po ashtu, sa kohë kishit pa dëgjuar Jackson 5? Shuajeni mallin me “I’ll Be There”! Për t’u kthyer pak tek kohët e sotme, ku shumë të freksëta janë prurjet e fundit të Beyonce. Megjithatë, audienca janë ndarë në dy grupe; ata që preferojnë Beyonce-n e dikurshme, atë eksploziven, dhe ata që po e përqafojnë shumë këtë stilin e saj të ri disi ‘country’. Kudo që ta gjeni veten, diçka është e sigurtë, do ta adhuroni këtë version të sajin të “Jolene”…