
Alicia Keys dhe Brent Faiyaz ribashkohen për të sjellë “Trillions” nga albumi “KEYS II”. Dyshja e artistëve nuk janë të panjohur në projektet e tyre të përbashkëta. Në fillim të kësaj vere, ata punuan në “GHETTO GATSBY” nga albumi Wasteland i këtij të fundit, i cili debutoi në vendin e dytë në tabelën e Billboard 200 dhe tani, ata janë bërë sërish bashkë për këtë projekt nga albumi i këngëtares.
Në albumin “Renaissance”, Beyoncé u kthye në fillimet e diskos në vitet 1970 për të krijuar një homazh të studiuar mirë për muzikën e kërcimit. Tani ajo po vazhdon rikthimet e viteve ’70. Ylli i pop-it i është bashkuar ikonave Ronald Isley dhe Isley Brothers për “Make Me Say It Again, Girl”, një ripërpunim i këngës së tyre të vitit 1975 “Make Me Say It Again Girl (Pjesa 1 & 2)” Sepse nëse ndonjë vajzë mund t’i bëjë ata ‘ta thonë përsëri’, sigurisht që është Beyoncé!
“Sot ndihem sikur nuk dua të bëj asgjë”! Që të mos keqkuptohemi, këtë nuk e themi ne, por e thotë Bruno Mars. Sjellim sërish në vëmendje këngën e vitit 2011, me tekst dhe videoklip mjaft interesant, “The Lazy Song”.