Celebrities Horoskopi Live From Tirana

Plutoni ka hyrë në shenjën e Ujorit dhe do të qëndrojë aty për 20 vite, astrologu Jorgo Pulla tregon ndikimet që do të sjellë!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio astrologu i njohur Jorgo Pulla. Në datën 21 janar Plutoni ka hyrë në shenjën e Ujorit dhe do të qëndrojë për 20 vite. Si do të ndikojë kjo tek ne?

Plutoni është planeti i zemërimit dhe i fillimit nga zero. Akrepët mund ta nisin nga zero dhe mund të arrijnë majat. Mund të sjellë gjëra pozitive, dashuri, prioritete, ndreqje gabimesh dhe të ndihmon në çështje sekretesh që të jesh shumë i rezervuar. Të jep mundësi të mira. Nëse ia ke me hile ai hakmerret. Zeron gjithçka ky planet, këto 20 vite do të kemi ndryshime në themel, edhe themeli do të grricet. Do të mësohemi të jetojmë një jetë tjetër. Është në të mirë nëse e dimë se ku do të shkojmë. 70% e njerëzve nuk dinë se ku duan të shkojnë. Ka të bëjë edhe me ligjet. Do të zbulohen gjëra që janë futur 20 metra thellë. Do të jemi dëshmitarë të shumë gjërave. Njerëzit që kanë pasur probleme do t’i zgjidhin me njëri-tjetrin. Do të ketë ndryshime në fushën e lëvizjeve të mëdha, deri në 2030-2032 do të kemi një ecuri, do të rrëzohemi dhe do të ngrihemi, do të mësojmë, do të shpifet një degë që të kapemi e të mos mbytemi. Është një vit i ndryshimeve që nuk kanë ndodhur 40 viteve të fundit. Ky Pluton këtë do të bëjë. Do të ndodhin shpikje të mëdha.