Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj për të na treguar se si po i duket deri më tani edicioni i tretë i “BBV”. Mbrëmjen e së shtunës Graciano hapi kutinë e Pandorës duke u “hakmarrë” ndaj Romeos e duke çuar në nominim dy nga njerëzit më të afërt të tij brenda shtëpisë, Heidin dhe Elvisin. Si e komenton Dasara? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, si e komenton Dasara hyrjen e vëllait të Meritonit?
Mesazhin ia dha dhe Meritoni e mori. I ka shkuar Françeska, Rikja dhe Roza për t’i thënë që ai ishte një mesazh i qartë. Kishte disa kode tek ajo që vëllai i tha. I tha vazhdo individualisht, mesazhi më i prerë. E shoh të tensionuar Meritonin sepse mendoj që Ilnisa po e dëmton lojën e tij aty brenda.
Puna e grupeve aty brenda, sa i shërben banorëve?
Për mua nuk ka pse krijohen grupe, miqësira duhet të ketë. Të ndarit emocione aty brenda të bën faktor pastaj varet si e sheh. Për mua marrëdhënie e shëndetshme është ajo e Elvisit me Romeon apo ajo e Rozës me Riken. Juli nuk më duket personazh i bukur dhe nuk më pëlqen mënyra si i drejtohet femrave, aspak burrërore.
Kë do të donte Dasara në finale?
Do më pëlqente Elvisi. Ka humor, është i këndshëm, krijon situata dhe duhet një njeri i tillë aty brenda. Tjetër do të doja Riken sepse është një shoqe shum e mirë, Roza sepse nuk bëhet pjesë e lojës si dhe përballon shumë negativitet kundrejt saj aty brenda.
Roza brenda shtëpisë së “BBV” parë nga sytë e Dasarës?
Do të doja të ishte më aktive, të luante më shumë. Ka bërë gabime e pranoj. Ajo u sulmua që në fillim, nuk më pëlqen që donte të bënte gazetaren me provokime por ama me kohën që kalon shoh që është e sinqertë, pa hile. Ndërsa ata që e sulmojnë si Heidi, Romeo, Juli mendoj që e bëjnë tepër agresive, dalin nga logjika e krejt formatit. Julia e kalon limitin, i drejtohet shpeshherë duhet i treguar që ti je e vetmuar. Nuk më duket aspak e drejtë.