Celebrities Gossip Showbiz

“Po del katastrofë me…”, banorët komentojnë debatin Meriton-Heidi!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Debatet mes Meritonit dhe Heidit vijojnë edhe në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP3”. Dyshja është përplasur pasditen e djeshme pasi në një moment Heidi ndërhyri në debatin mes Meritonit dhe Eglës. Ajo i doli në mbrojtje aktores dhe moderatorit nuk i pëlqeu aspak kjo ndërhyrje. Këtë debat e komentuan mbrëmë Françeska dhe Julian Deda, të cilët u shprehën se Mertitoni ‘po del katastrofë’ në lidhje me Romeon, të cilin e konsideron shok.

Françeska: Me Heidin e ka bërë gropë, po nuk më dëgjon. Se shkova dhe i thashë ‘që u shprehe keq, unë e di që ti nuk e ke këtu, por u shprehe keq’. Ai u kthye ‘kujt i thua u shprehe keq, si ma thua mua këtë gjë’. Nuk po them që ti ja the kastile keq. Është gabim t’i thuash po shprehesh keq? Të gjithë shprehemi keq, edhe unë shprehem keq

Juli: Ai nuk kuptoj që ne po i thonim për atë (Romeon), jo për Eglën dhe as për Bacin, por për atë je duke dalë katastrofë, pusho.

Françeska: Nuk e di por po bënte një Graciano style, gabim 

Duket se banorët e “Big Brother VIP3” kanë vendosur që ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, t’i shijojnë në maksimum. Banorët kanë kërcyer dhe ngritur dolli me njëri-tjetrin, por gjithashtu nuk kanë munguar as batutat. Në një moment Romeo pyet Julin  se ‘sa gango është’. Aktori i përgjigjet ‘katastrofë, zero’.