Bota

Polonia arreston të dyshuarin për ‘komplot atentati’ ndaj Vladimir Zelenskyt!

Autori i dyshuar do të jepte të dhëna inteligjence agjencive ruse që mund të çonin në vrasjen me atentat të liderit ukrainas.

Polonia ka arrestuar një burrë që përpiqej të ndihmonte Rusinë të vriste me atentat presidentin ukrainas Vladimir Zelensky, njoftonin sot si Varshava dhe Kievi.

I dyshuari është indentifikuar vetëm si Pawel K. dhe sipas prokurorisë së Vashavës është akuzuar për “bashkëpunim me fuqi të huaja kundër interesave kombëtare”, në krimin që parashikon dënim me deri në tetë vjet burg.

Zyrtarët polakë thanë se kanë prova se i ndaluari kishte shprehur vullnet të jepte të dhëna që mes të tjerash do të ndihmonin agjencitë ruse “të kryenin atentatin ndaj kreut të shtetit Zelensky.”

Më specifikisht, Pawel K. akuzohet se ka shpërndarë informacion mbi aeroportin Rzeszow–Jasionka në jug të Polonisë, që është në fakt qendra e logjistikës për armët municionet e personelin që vendet e NATO-s dërgojnë në Ukrainë.

Inteligjenca ukrainase SBU, pasuese e degës së KGB në Kiev, kishte dhënë akuzat për Poloninë duke thënë se objektivi mund të ishte vetë Zelensky, ndërsa ngrinte lart arrestimin si një sukses për të dy vendet.

Zelenski ka thënë më parë se Rusia përpiqet prej kohësh ta eliminojë dhe se ka parandaluar një seri atentatesh kundër jetës së tij.

Por Vladimir Putin i ka thënë atij personalisht në mars 2022 se Moska nuk do ta vrasë Zelenskin.