BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Magazine

“Presioni dhe loja fitoi”/ Heidi flet për marrëdhënien e saj me Eglën: Sado që kam treguar…

Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpim të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

Si u shpreh Heidi Baci për marrëdhënien e saj me Eglën në BBV?

Unë nuk dua ta banalizoj fare këtë bisedë, duke thënë që ajo e unë…Le të themi që presioni dhe loja fitoi. Fitoi tek marrëdhënia jonë dhe është diçka që mua më vjen shumë keq me thënë të drejtën, por kështu është. Edhe duhet ta shtyesh edhe veten që të jesh pak më agresive dhe të tregosh pozicionin tënd, sepse nuk mund të dalësh ai personi që ai të vejë këmbët në kokë.