Celebrities Gossip Ndryshe

Prezantuese e ‘Portokallisë’? Efi Dhedhes zbulon talentin e fshehur të saj!

Sot e ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë një nga nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikelën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku.

Për çfarë ka studiuar Efi?

Kam studiuar për psikologji-sociologji. Nuk jam diplomuar, për dashurinë lashë shkollën. Do ta vazhdoj shumë shpejtë përsëri. 

A është bukuroshja në një lidhje?

E kam thënë që kam të dashur. Nuk bashkëjetoj me të.

Si po e përballon Efi famën dhe kërkesat e shumta pas daljes nga ‘BBV’?

Mendoj se më ka ardhur kjo gjë kaq e bukur në pikën që jam e pjekur mjaftueshëm që ta kontrolloj. Jam aq e mbushur sa nuk më interesojnë kërkesat, nuk i shoh fare. Aty ku kuptova se si mund ta shijoj ‘Big Brother-in’, aty mu ndërpre fatkeqësisht udhëtimi. Tani e konceptoj, meritoja të isha aty brenda. 

Pse e kanë konsideruar Efin si ‘Shefe të diplomacisë’?

Ndoshta sepse jam treguar diplomate me Luizin, prandaj më kanë thënë ashtu. Nuk jam me të tjerët. Luizin e kam shok, e kam mik, nuk e kam njohur më përpara. 

Bukuroshen nuk e kemi parë shpesh në intervista, pse kjo zgjedhje?

Nuk kam dashur se janë të njëjtat pyetje, e njëjta situatë. Nuk dua të bëhem e lodhshme.

Cila ka qenë ëndrra e fëmijërisë së Efit?

Kam dashur të bëhem piktore. Më thonin që do jesh fukara dhe ma vranë ëndrrën. 

A do të donte Efi të ishte prezantuese në ‘Portokalli’?

Më pëlqen humori dhe as këtë pjesë nuk e keni parë. Aty brenda kam treguar pak nga talentet e mia. Nuk kam patur vetbesim, prandaj nuk kam bërë audicione në ‘Portokalli’, tani kam shumë. Më pëlqen shumë humori.

Personazhi publik që ka më shumë simpati?

Bora.

4 finalistët sipas Efit?

Luizi, Luizi, Luizi dhe Luizi.

Kush del sonte sipas bukuroshes?

Armaldo. Ajo (Olta) nuk del dihet.

Mendimi i Efit për dyshen Luiz-Kiara?

Në kuadër të lojës, Kiara pa Luizin nuk mundet.