Aktualitet

Privatizimi i “Partizanit”, Berisha: Nuk kam fletëthirrje nga SPAK!

Sali Berisha bëri të ditur se nuk ka fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, por nëse merr thirrje, ai do të shkojë. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, kryetari demokrat tha se “SKAPI” i partisë nuk i ka dërguar asnjë njoftim fletëthirrje. Sipas tij, “kjo është përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet”.

Do i përgjigjem SPAK-ut për çdo kërkesë dhe çdo gjë. SKAPI i partisë nuk më ka dërguar asnjë njoftim fletëthirrje, por ju garantoj se për çdo kërkesë dhe çdo gjë do shkoj. Prandaj nuk kam marrë asnjë fletëthirrje por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!

Hetimi mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, Fatmir Mediu u paraqit  në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Ish-ministri i Mbrojtjes u thirr si deklarues. Dosja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, tashmë është në dorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, të tjerë anëtarë të qeverisë Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare, bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese.