Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pse zgjati kaq shumë mëria me Donaldin dhe a është pajtuar me Sabianin, Ilir Shaqiri zbulon gjithçka!

Mbrëmjen e sotme ka filluar sezoni i dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Ndoshta nuk e prisnim por ja që ndodhi, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Ilir Shaqiri. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por mesa duket Iliri dhe Donaldi, i kanë lënë pas mëritë dhe sot janë pajtuar.

Pse zgjati kaq shumë mëria prej më shumë se një vit pa folur mes Donaldit dhe Ilirit? Balerini e ka një përgjigje në lidhje me këtë:

Italianët thonë ‘odio amore’, ia kam thënë dhe po e them që finalen time pavarësisht se kush e fitonte, unë e kam ndarë me Donaldin që në muajin dhjetor, unë e dija kush ishte finalja, brenda vetes time. 

Po raporti me Sabianin si vazhdon të jetë?

Po, shumë i mirë. 

Romeo e ngacmoi me shaka duke e pyetur edhe nëse ia ka dhënë lekët?

Disa vëllazëri zgjasin, disa nuk zgjasin, disa modifikohen. Po, po respektin ia kam bërë. Unë mendoj që Sabi meritonte dhe mori respektin e duhur prej Ilirit.