Pardon My French Showbiz

“Puthja mu duk pak për mëshirë“! Lenida Halilaj komenton marrdhënien e Ilnisës me Meritonin…

Psikologia Lenida Halilaj ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Pardon My French’ ku foli për lidhjen e Ilnisës me Meritonin në Big Brother Vip dhe gjithashtu nuk la pa komentuar edhe puthjen e tyre:

Ilnisa është ndjerë në presion mbrëmë. Puthja mu duk pak për mëshirë. Do të thoja për t’ia ledhatuar sedrën Ilnisës se ajo u prek. Meritoni nuk më duket shumë i përfshirë emocionalisht, është më shmangës në krahasim me Ilnisën.

Si e pe Ilnisën në debatin me Riken, ishte xhelozi nga ana e saj?

Mendoj që tentoi të ishte territoriale, donte të mbronte atë që kishte krijuar me Meritonin. Nga ana tjetër, ajo është në një presion më të madh, duke menduar se si mund të gjykohet jashtë shtëpisë, lidhja e saj me Meritonin. Pra, duke marrë përsipër të gjithë këtë gjykim ndaj saj, ajo do të dëshironte më tepër siguri nga Meritoni.

A ka të drejtë në kërkesat dhe në kufijtë që do t’i vendosi Meritonit?

Unë mendoj që jo sepse është një kohë mjaft e shkurtër që njihen me njëri – tjetrin dhe është ende shumë shpejt për kufijtë që vendos. Ndoshta Meritoni nuk është ende i gatshëm për t’i respektuar këto kufinj të vendosur nga Ilnisa.