Qentë sulmojnë më shpesh këtë grup njerëzish…

Së fundmi një hulumtim i kryer në Britaninë e Madhe doli në përfundime interesante. Sipas revistës Dog, nëse jeni në ankth, gjasat që një qen t’ju kafshojë janë më të larta. Në këtë studim, u zbulua se njerëzit me ankth raportojnë më shumë kafshime qeni.

Një studim i kryer zbuloi se sa më pak në ankth ose depresion të jetë një person, aq më pak ka gjasa që të kafshohet nga një qen. Hulumtimi tregoi se 44% e të anketuarve kanë përjetuar një sulm nga një qen para moshës 16 vjeçare dhe 55% e të anketuarve janë kafshuar nga një qen që nuk e kishin parë kurrë më parë.

Rikujtojmë, se në librin e saj të ri me hulumtime rreth qenve, ekspertja Alexandra Horowitz ka propozuar një teori të madhe rreth qenve. Sipas saj qentë mund ta dinë sa është ora përmes shqisës së nuhatjes. Kjo për shkak se hundët e qenve janë tejet komplekse. Aq komplekse saqë i nuhasin edhe erërat të cilat qeniet njerëzore nuk munden.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se qeni më i vjetër në botë po jeton në të 30-at e tij. Bobi, një qen portugez i cili u shpall qeni më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness në shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 31-të javën e kaluar, sipas një njoftimi për shtyp nga Guinness. Familja e Bobit planifikoi një festë ditëlindjeje të shtunën në shtëpinë e tij në Conqueiros, një fshat rural në Portugalinë jugore.