Aktualitet Sport

Raphael Dwamena pësoi infarkt në fushë, nisin hetimet për vdekjen e kapitenit të Egantias!

Rafael Dwuamen futbollisti ganez i Egnatias ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare rrugës për në spitalin e Durrësit, pasi ka pësuar një sulm në zemër gjatë kësaj jave të Superligës shqiptare, në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit.

Një problem i paralajmëruar për të por mesa duket vetë ganezi shtatlartë vendosi të marr përsipër riskun, një lojë me jetën me sa duket. Në kontrollet mjekësore të tij që duhet të kalonte në vitin 2019 tek Brighton në Premier League, u zbulua se ai kishte një problem në zemër për të cilin ju vendos një defribrilator, aparat që e mbajti për disa kohë dhe më pas e hoqi.

Në rubrikën “Ekslusive” rreth 9 muaj më parë kardiologu Alfred Nona flet pikërisht për këtë problematikë.

“Në bazë të legjislacionit europian një sportist me defribrilator nuk duhet të luaj më futboll profesionist”, ka thënë kardiologu Nona.

Megjithatë vetë Duamena deklaroi po në këtë intervistë të 9 muajve më parë se apartin nuk e kishte më dhe analizat dhe kontrollet o kishin dalë në rregull, por pavarësisht kësaj…

“Nuk kam aspak frikë se Zoti është me mua. Kur erdha këtu te Egnatia bëra disa teste mjekësore dhe gjithçka ishte mirë. Unë asnjëherë se lashë futbollin luaja në mënyrë të vazhdueshme”, është shprehur Dwuamen.

Ndërkohë mjekët janë të dyzuar për problematika të tilla të sportistëve.

Duamena ishte një besimtar dhe shpesh besonte dhe mendonte se gjithçka është e shkruar në rrugëtimin e njerëzve në botë, duke anashkaluar me sa duket sinjalet që Zoti, apo vetë jeta i kish dhënë më parë.

“Ndoshta për njerëzit normal ka shumë gjëra të pamundura por për Zotin s’ka gjëra të pamundura Ai më ka qëndruar pranë gjithmonë dhe unë asnjëherë se kam diskutuar nëse do të luaja apo jo futboll. Zoti ka qenë gjithmonë aty për mua dhe unë kam shumë besim te ai”, ka thënë futbollisti.

Ndërkohë rektori i Universitetit të Sporteve, doktor profesor Agron Kasa na dha një këshillë që duhet patur parasysh.

“Futbolli profesionist nuk ta zgjat jetën, sporti për shëndet të zgjat jetën”, tha Kasa.

Top Channel