Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Rauw Alejandro mesa duket e ka harruar Rosalian! Kush është modelja bukuroshe që mendohet se ka nisur një romancë?

Kanë kaluar disa muaj që kur Rauw Alejandro dhe Rosalía bënë publike ndarjen e tyre pavarësisht se çifti ishte fejuar. Tani, duket se këngëtari portorikan po nis të rindërtojë jetën e tij me një modele, siç është kapur nga paparacët në disa foto dhe video që janë bërë virale në rrjetet sociale. Të dy thuhet se kanë nisur një lidhje me njëri-tjetrin.

Në rrjetin social X (platforma e mëparshme Twitter) filluan të  qarkullonin disa foto të Rauw Alejandro të ulur në një tavolinë me modelen dhe yllin e TikTok, Yasmin Barbieri. Ajo është një 18-vjeçare e cila ka më shumë se dy milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare.

Në pamje e kapura ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, për shkak të gjesteve romantike dhe disa besojnë se kjo është dëshmi se mes tyre ka nisur një marrëdhënie. Mund të jetë vetëm fillimi dhe ata po njihen me njëri-tjetrin. Barbieri ka lindur në Marrakech (Marok) dhe kur ishte vetëm gjashtë vjeç u transferua me familjen e saj në Sardenjë (Itali), ku u rrit për t’u bërë një modele e njohur dhe një influencer.

Marrëdhënia e saj me Rauw Alejandro ka pasur edhe një ndikim tjetër pasi në rrjetet e saj sociale ka pasur një rritje të konsiderueshme të ndjekësve, gjë që tregon llojin e ndikimit që mund të ketë artisti nga Puerto Rika. Mesa duket, Rauw Alejandro duket se ka harruar Rosalían, lidhja e së cilës tashmë i përket të kaluarës. Në fakt edhe Rosalia ka nisur një romancë me aktorin Jeremy Allen White, me të cilin shihet shpesh në Los Angeles. Në çmimet e fundit të Critics Choice, interpretuesi veshi një lule të kuqe për nder të partneres së tij të re.