Celebrities Pardon My French Showbiz

Regjisorja e “7 minuta”, Driada Dervishi, zbulon pse zgjedh gra në shfaqjet e saj: Skena i detyrohet shumë shekuj gruas…

E ftuar sot në “Pardon My French” ishte Driada Dervishi, regjisorja e një prej shfaqjeve më të sukesshme të kohëve të fundit të titulluar “7 minuta”. Shfaqja u rivendos në skenë në kuadër të një kauze për mbështetjen e gruas. Një shfaqje që ka në fokus 11 zonja të nderuara, 11 emra të skenës shqiptare. Historia është italiane. Ja çfarë zbulon më tepër rreth shfaqjes regjisorja.

Është një nga pjesët më të njohura të një dramaturgu bashkëkohor, Stefano Massini. Duke lexuar “7 minuta” e kuptova sa shumë na flet të gjithëve. Nje tekst që nuk ka gjeografi, nuk të imponon të jenë vetëm 11 gra. Shfaqja nis nga ngjarje e ndodhur vërtet në Francë. Fenomeni nuk gjendet vetëm në të përditshmen tonë, por janë 7 minuta që ne pranojmë të falim, dorëzohemi padashje, detyrohemi të falim. “7 minuta” po provokon një debat të munguar. Debati ndodh në punonjëse të një fabrike.

Është një përballje shumë e fortë dhe unë besoj që lidhet me aktualitetin, shoqërinë, sepse ne kemi ndeshur që vite më përpara ka qytete të tëra, metropole që ka pasur protesta me të rinj. Tashmë është zbutur ky nivel reagimi, një dorëzim i qytetarëve. Mosreagimi janë ato 7 minuta të falura, 3 breza aktoresh. E veçanta, më thonë pse në pjesët e tua ke vetëm aktore, për aq vite edhe shekuj që i detyrohet skena gruas duke mos i lejuar të jetë pjesë, edhe nëse janë më shumë nuk bën keq. Personalitete të ndryshme te grave kanë gjithnjë mundësi të depërtojnë aty ku ndoshta meshkujt e kanë më të vështirë. Mëmësia, tre breza me karaktere ku spikat secila me unikalitetin e saj.