Tech

Reklama e re e Apple për iPad zemëron përdoruesit e rrjeteve sociale!

Reklama e fundit e Apple për iPad-in e ri të saj ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale. Ajo promovon iPad-in më të hollë ndonjëherë dhe përmban mjete kreative si kamera, libra dhe instrumente muzikore të cilat shtypen. E gjithë kjo është vendosur në melodinë e këngës së Sonny&Cher të vitit 1972, “All I Ever Need Is You”.

“Njihuni me iPad-in e ri Pro. Vetëm imagjinonin gjërat që do të përdoren për ta ndërtuar atë”-shkroi CEO i Apple, Tim Cook. I shpejtë ishte reagimi i njerëzve që e dënonin shtypjen e objekteve artistike. “Nuk ka asnjë respekt për pajisjet”-shkroi një përdorues. iPad-i i ri ka një çip nga Apple dhe një ekran që e bën atë produktin më të hollë të kompanisë.

Rikujtojmë, se dërgesat e telefonëve nga Apple kanë pësuar një rënie prej 10% në tremujorin e parë të 2024, shkaku i konkurrencës së madhe të telefonave Android. Bëhet e ditur se dërgesat globale të telefonave Samsung janë rritur për 7.8% gjatë periudhës janar-mars, duke zënë kështu vendin e parë si prodhues global.

Xiaomi si një nga prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë, zë vendin e tretë. Samsung i Koresë së Jugut i cili së fundmi ka prezantuar serinë e re Galaxy S24 ka dërguar më shumë se 60 milionë telefona gjatë kësaj periudhe tremujore. Kjo rënie e Apple thuhet se nënvizon sfidat me të cilat përballet kompania amerikane në treg, pasi disa kompani kineze e kufizojnë përdorimin e pajisjeve Apple nga punonjësit.

Gjiganti teknologjik do të mbajë një konferencë në qershor ku do të nxjerrë në pah përditësimet e softuerit që fuqizon iPhone, iPad dhe pajisjet tjera Apple. Ndërkaq, rikujtojmë se përdoruesit e iPhone pretendojnë se përditësimi më i fundit i Apple iOS i bën pajisjet të papërdorshme. Megjithatë, ka një zgjidhje për këtë problem. Zbuloni duke klikuar në këtë link.