Celebrities Pasò

Rekordet e “Big Brother Vip”/ Flet regjisori Eduart Grishaj!

“Pasò” sportive erdhi edhe këtë të premte, me një tjetër episod dinamik. Për të diskutuar për çështjet më të rëndësishme në futboll por edhe për një nga temat më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme siç është “Big Brother VIP” ishin Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi dhe Lorenc Jemini dhe nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë regjisori i “Big Brother VIP”, Eduart Grishaj. Ai ka treguar se finalja e sotme do të jetë e paharrrueshme me kuptimin e plotë të fjalës jo vetëm për shkak të emocioneve të finales por edhe për shkak të risive.

Po bëhemi gati për një super finale. Me shumë risi. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të xhirohet me këtë risi. 5 regji të cilat komandohen nga unë dhe nga regjia kryesore. Plot 32 kamera, pa llogaritur edhe 115 kamerat e shtëpisë të cilat ndodhen në çdo cep. 

Grishaj ka zbuluar se përveç risisë së teknologjisë ka pasur gjithashtu edhe rekorde të reja.

Siç nuk është xhiruar kurrë më parë dhe siç nuk është votuar kurrë më parë. Është votuar pafundësisht, me qindra dhe me mijëra mezashe. I gjithë spektakli ka qenë si sistemi VAR. Do të jetë një mbrëmje shumë madhështore, do të zgjasë deri vonë. Nuk ka njeri që fle gjumë sonte.

Duke qenë se përveç emisioneve Eduarti si regjisor merret edhe me filma, kur u pyet se me cilin nga banorët do të kishte dëshirë të punonte, ai u shpreh se:

Ata janë 4 kampiona tani, 4 finalistë. Do të kisha dëshirë që të punoja me të katërt.