Piramida do të mbledhë ekspertët dhe prodhuesit më të mirë të rakisë në një aktivitet unik. Bashkia e Tiranës sjell më 8 dhe 9 dhjetor aktivitetin “Republika e Rakisë”, e cila ka në fokus një nga pijet tradicionale shqiptare rakinë, si një produkt tipik dhe turistik shqiptar, i cili është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
Ky aktivitet do të mbledhë së bashku aktorë të ndryshëm, operatorë, prodhues, personalitete të njohura dhe ekspertë të fushës së rakisë, enologë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët do kenë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme mbi promovimin e pijes tradicionale shqiptare ‘raki’ dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes operatorëve dhe prodhuesve shqiptarë. Ky projekt synon rritjen e prodhimit të rakisë si produkt tipik tradicional dhe turistik e po ashtu edhe promovimin e këtij produkti tek turistët dhe rezidentët e huaj.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/12/6e65b8b1-a9f4-44e8-bab3-32156bfb3651-450x450.jpg)