Aktualitet Bota

Rikthehen fluturimet në aeroportin e Mynihut!

Kanë filluar fluturimet në aeroportin e Mynihut mëngjesin e sotëm, por me kufizime.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës që goditën ditën e djeshme Gjermaninë jugore, fluturimet në aeroportin e Mynihut ishin pezulluar deri në mëngjesin e sotëm, ndërsa avionët kishin devijuar në aeroportet e Nurembergut dhe Frankfurtit.

Ndërprerje ka pasur edhe në qarkullimin hekurudhor, po më pas sipas njoftimeve të bëra për udhëtimet me trena, banorëve të jugut u është bërë thirrje që të bëjnë vetëm udhëtime të domosdoshme.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty.  Pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë nëse do të realizohen fluturimet e tyre, para se të nisen drejt aeroportit.

Autoritetet kanë angazhuar edhe helikopterë për të kryer vëzhgime ajrore për të parë gjendjen e binarëve. Pavarësisht situatës, autoritetet kanë raportuar për aksidente të vogla.

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe,  thanë zyrtarë të aeroportit.

Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë punuan ditën e djeshme pa pushim për t’i rikthyer operacionet.

Sasia e madhe e borës dje çrregulloi edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih qëndroi virtualisht i bllokuar.

Shërbimet e trenave në distanca të gjata u anuluar dhe masa u zbatua përgjatë gjithë ditës së djeshme.

“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa.