Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

Rikthimi me një baladë dhe bashkëpunimet me super artistë/ Ronela Hajati zbulon projektet e reja që do të sjellë këtë sezon!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!

E ftuar në emsionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë artistja e mirënjohur Ronela Hajati. Ajo foli më shumë rreth projekteve të saj të fundit, këngët që priten të dalin të reja dhe disa momente epike nga karriera e saj disa vjeçare.

Cilat janë planet e afërta të saj në industrinë muzikore?

Kam bërë ca materiale shumë të mira.

Do të ketë bashkëpunime me artistë të tjerë?

Unë po punoj në fakt në disa studio qoftë këtu ose në Prishtinë, në Kosovë. Po punoj me RedBox, me Bing Bang, me Apollo, me EngliVersal që është në studion e OTR. Madje kam, po e them sot, një këngë shumë nice që do ta kem me Englin dhe Crax që është DJ i Noizy-t. Ata nuk do të këndojnë aty, por janë pjesë e prodhimit të saj të lançimit. Është një projekt shumë i këndshëm për në verë. Pastaj kam një baladë që kam kohë që nuk kam bërë një baladë kaq baladë. Të gjitha janë për sezon. Është një këngë shumë e bukur. Domethënë nga ato këngët që mua më pëlqen edhe vetë. Ajo mund të jetë një bashkëpunim.