Auto & Moto Design

Rimorkio më e veçantë që keni parë deri më tani…

Kwork e Japonisë ka bashkëpunuar me Lixil, një kompani japoneze e mallrave shtëpiake, për të krijuar një rimorkio. Kwork thekson se ndërsa nuk jeni në kamping, rimorkio thjesht mund të përdoret si një shtesë për shtëpinë tuaj.

Ajo ka një dizajn minimalist që e bënë atë të duket e lezetshme pavarësisht thjeshtësisë. Ndërkohë, dritaret e mëdha dhe panelet prej druri i japin asaj një pamje moderne. Kwork e quan atë një “dizajn fleksibël” që u lejon pronarëve të krijojnë hapësirën që u nevojitet, qoftë si një rimorkio kampingu apo një dhomë shtesë në shtëpi.

Klientët do të mund të fillojnë me porositë në verën e vitit 2024 dhe fatkeqësisht, çmimi ende nuk është zbuluar dhe shitjet do të jetë të kufizuara në Japoni.