Bota Tech

Roboti arab i Inteligjencës Artificiale i prek të pasmet prezantueses arabe!

Një video që u bë virale tregon një robot të inteligjencës artificiale duke prekur të pasmet e një gazetareje gjatë një interviste në një festival teknologjie në Arabinë Saudite, ka ngjallur reagime në mediat sociale. Sipas New York Post, gazetarja Rawia Qassem po fliste përpara robotit të quajtur “Mohammad”, kur papritur ai lëvizi dorën drejt pjesës së pasme të saj.

Qassem, dukshëm e befasuar, u largua me shpejtësi nga roboti, madje duke bërë shenjë me dorë që ai të ndalonte. Ajo më pas vazhdoi të prezantojë në DeepFest, një ngjarje e Inteligjencës Artificiale e mbajtur në fillim të këtij muaji në Riad. Kompania robotike QSS, e cila zhvilloi “Mohammad”, i tha Metro UK se roboti është “plotësisht autonom” dhe funksionon “në mënyrë të pavarur, pa u kontrolluar drejtpërdrejt nga njeriu”. Në një deklaratë ata u shprehën se:

Tashmë e kemi shqyrtuar tërësisht videon dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Nuk ka pasur asnjë devijim nga sjellja e pritshme e “Mohammedit”, megjithatë, do të merren masa shtesë për të parandaluar afrimin e robotit nga çdo person brenda rrezes së tij të lëvizjes.

“Mohammed” u krijua për të ndihmuar në kryerjen e detyrave në kushte të rrezikshme, duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë për njerëzit, sipas Metro UK. Kjo i bën disa të besojnë se roboti u zhvendos në këtë mënyrë për t’i kërkuar Qasemit të bënte një hap përpara. QSS tha se e merr seriozisht sigurinë, kështu që u kërkoi pjesëmarrësve të ngjarjes të mos qëndrojnë shumë pranë robotit gjatë daljeve të tij.