BBV - Live nga shtëpia - NEWS

Romeo flet për përmendjen e njerëzve nga jashtë: Thonë gjithçka që duan sepse e dinë që…

Në TAR po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Paneli i katërt dhe i fundit për sot përbëhet nga Romeo, Juli, Jetmiri dhe Graciano i cili u rikthye në shtëpinë më të famshme në vend mbrëmjen e kaluar. Tema për të cilët do diskutojnë banorët është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin. Në një moment të bisedës u fol edhe për njerëzit nga jashtë ku Romeo dhe Juli patën qëndrime të kundërta rreth faktit që Juli përmendi faktin se “Vëllai i Madh“ i ka futur në një moment të lojës informacionin nga jashtë, ku u panë edhe disa pamje të njerëzve nga jashtë, ku ju Juli u shpreh:

Fakti që vetë “Vëllai i Madh“ i futi këto pamje, tregon që duheshin trazuar ujërat!

Ndërsa Romeo nuk ishte dakord duke thënë:

Fakti që Vëllai i Madh i futi ato pamje ishte për të treguar se çfarë bëhet jashtë që nuk duhet ti përmendim më njerëzit nga jashtë. Shumë banorë e kanë avantzh pjesën që janë të mbyllur brenda kësaj shtëpie dhe me kamera. Thonë gjithçka që duan dhe permendin njerëz nga  jashtë sepse e dinë që jemi këtu brenda, jashtë nuk do mund ti thonin apo ti përmendin!