Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Romeo – Heidi, pëlqim apo dashuri?! Hygerta Sako: “Nuk e kam kuptuar Romeon për çështjen e besimit…”

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Moderatorja ka zbuluar gjithashtu se gati gjysmën prej banorëve të këtij edicioni i njeh dhe u ndal gjithashtu edhe tek çifti Romeo – Heidi ku u shpreh se:

Aq sa i kam parë unë, sigurisht është thjesht opinioni im. Ata të dy e pëlqejnë njëri-tjetrin absolutisht por duke qenë që e dimë shumë mirë që historitë e dashurisë shesin, është një gjë plus. Ti po përdor një lidhje, një histori dashurie me dikë që të pëlqen por tek dashuria nuk besoj. 

Unë them që Romeo sigurisht që e pëlqen shumë atë vajzën por nuk është ajo dashuria që mund të them që është “duke vdekur”. Unë them që bashkë do të ishin më të fuqishëm, duke mbështetur njëri-tjetrin patjetër. 

Më tej ajo shtoi gjithashtu se:

Romeo kam përshtypjen që ndoshta e kuptoi më në fund që ajo situata që kishte krijuar me Heidin ishte pak si e pakuptimtë sepse as nuk po e shpjegonte dot se çfarë kishte ose pse nuk kishte besim tek ajo vajza dhe e bëri kapërcimin më në fund. Mu bë qejfi. 

Meritoni – Ilnisa apo Romeo – Heidi kush është më i vërtetë sipas Hygertës?

Aty ka pak lojë brenda dhe nuk ma heq njeri nga mendja. Nuk është dashuri por pëlqim dhe meqë edhe çiftet ecin janë dy gjërat që shkojnë me njëra – tjetrën. 

Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë Romeon për këtë çështjen e besimit, të lësh një femër që ti pretendon që të pëlqen kaq shumë dhe e do kaq shumë sepse nuk ke besim ndërkohë që ti je në një shtëpi që survejohet me kamera gjatë gjithë kohës.