Dita e 8

Rrëfimi i neurologes shqiptare në SHBA, Lubonja: Si burri im u kthye nga vdekja në jetë!

“Kudo që shqiptarët shkojnë, Shqipërinë e marrin me vete”. Kështu e ka nisur rrëfimin e saj dr. Fatjona Lubonja, një mjeke neurologe shqiptare që jeton prej më shumë se 25 vitesh në SHBA. Në emisionin ‘Dita e 8’ në Top Albania Radio, mjekja e cila është larguar nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 tregon se çfarë i mungon nga Shqipëria.

Që nga ushqimet, ëndrrat, kujtimet e femijërisë, edhe batuat i themi më mirë shqip në familje. Ne e kemi miksuar në përditshmërinë tonë, edhe anglishten dhe shqipen.

Por mes ëndrrës për të qenë sa më mirë në tokën e premtuar Fatjon tregon edhe vështirësitë se si bashkëshorti i saj u rikthye nga vdekja në jetë.

Pesë vitet e para ne Amerikë për mua kanë qenë të vështira. Është një vend që je vetëm. Tim shoq pati nje aksident , patëm peripecira për shëndetin dhe kjo ka qenë një nga sfidat e mia. Lufta më e madhe është lufta me vdekjen, dhe fitorja është fitorja mbi vdekjen. Gjatë operacionit  burri im u zgjua dhe ka dëgjuar mjeket që thonin, na humbi. Ky ka qenë momenti më i vështirë. Burri për pak iku nga kjo jetë.  Aksidentet mund ti ndodhin çdokujt në familje, ka sfida në jetë, por nuk duhet të hiqet dorë.

Fatjona ka treguar se tanimë është stabilizuar në SHBA, por sërish kurrë nuk do të harrojë Shqipërinë, vendin e të parëve.