Celebrities Gossip Showbiz

Rusia ‘bllokon’ Jori Dellin, ja çfarë i ka ndodhur ish-banores së “BBV2”!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Jori Delli është shumë aktive në rrjete sociale, duke postuar nga jeta e saj e përditshme dhe  bashkëpunimet e saj në projekte. Ama ditën e sotme Jori i ka habitur të gjithë, pasi i ka ndodhur diçka e papritur. Një video në Instagramin e saj duket se është bllokuar nga Rusia dhe nuk mund të shikohet në rrjetet sociale të atij vendi. Jori e ka ndarë me ne njoftimin dhe ka shkruar:

Rusia nuk më do

Pas mbarimit të “BBV” Krist Aliaj dhe Jori Delli janë takuar shpesh herë me njëri-tjetrin dhe këtë na e kanë treguar me postimet e tyre në rrjete sociale aq sa mes tyre aludohej se mund të kishin diçka më shumë se thjesht miqësi. Ama së fundmi Jori u ka dhënë një përgjigje këtyre thashethemeve duke postuar në Instastory një mesazh të një ndjekësi, icili ka thënë se ata duken si shokë me benefite dhe Jori i ka dhënë një përgjigje.