Film & Tv Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Sa duhen ekspozuar fëmijët ndaj “BBV”/Valentina Telhaj: “Probabiliteti i lartë për t’u prekur nga probleme të shëndetit mendor”!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë psikologia Valentina Telhaj. Ajo na ka folur më shumë lidhur me sa duhen ekspozuar fëmijët ndaj një reality show siç është “Big Brother VIP”.

A ke ndonjë banor të preferuar brenda shtëpisë, apo zgjedh që ta shohësh vetëm si një spektatore e papërfshirë?

Bëj pjesë tek ky grupi i dytë. Mendoj që çdo njeri ka elementë të vetët, si sjellje pozitive ashtu edhe negative. Ne jemi qenie njerëzore dhe askush nuk është perfekt.

Si duhet të jenë fëmijët para televizorit kur mund të transmetohet një gjuhë e dhunshme?

Fëmijët në shumë vende të botës kalojnë shumë kohë para televizorit dhe shumë pak kohë me aktivitete që zhvillojnë ritmin e tyre emocional, psikologjik dhe intelektual. Unë gjykoj që reality show të tilla të mbajnë larg fëmijët nën 12 vjeç. Megjithatë, në çdo vend të botës ekziston një grup që bëjnë një thellim të gjëndjes dhe pasojës që mund të japi programi. Theksoj që fëmija nga 0 deri në 12 vjeç të jetë jo prezent në programe të tilla. Edhe nëse është, të jetë të paktën i shoqëruar nga prindi. Probabiliteti është shumë i lartë i këtyre fëmijëve për t’u prekur nga probleme të shëndetit mendor. Mund të fillojë të ketë një sërë sjelljesh, të tipit shpërqëndrim, problem me gjumin, kequshqyerje, ankth, mund të imitojë agresivitet. Fëmija më shumë imiton atë çfarë bëhet se sa atë që thuhet.

Sa të vëmendshëm janë prindërit në atë se çfarë shohin fëmijët?

Prindërit shqiptarë dhe jo vetëm, tani më shumë se kurrë janë të ekspozuar ndaj një sërë informacionesh. Është thënë dhe stërthënë që ka një gamë të madhe informacioni ku prindërit mund të marrin stile prindërore shumë herë më pozitive se dikur. Tani informacioni është vetëm një klikim larg.