Celebrities Gossip Showbiz

“Sa herë hedh atë parfum…”, mos ndoshta po nisin flirtet mes Jorit dhe Gertit?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Jori dhe Kristi shkëmbyen një parfum me njëri-tjetrin. Jori i dha atij parfumin që përdor, ndërsa Kristi i dha një parfum unisex. Gerti vuri re që Jori i kishte dhuruar Kristit, parfumin që ajo kishte premtuar se do ia falte atij. Ky i fundit u mërzit shumë dhe shkoi të shtrihej. Teksa Jori shkoi të bisedonte me të dhe t’i thonte që nuk ka ndonjë gjë për tu mërzitur, Gerti u shpreh se ai donte ta kishte atë parfum, pasi kur ta hidhte do i kujtohej ajo.

Në nder të viktimës Pal Kola, punonjësit të sigurisë së godinës së Top Channel,  i cili humbi jetën padrejtësisht pak pas mesnatës të së dielës, Dea Mishel mendoi që ajo në bashkëpunim me të gjithë banorët, të realizonin një skulpturë dhe ta nxirrnin në shitje. Me paratë që do fitonin nga shitja e skulpturës, Deamishel tha që të shkojnë për familjen e të ndjerit. Dea hodhi idenë që në bazë të tematikës “Ëndrra vazhdon”, banorët të punonin një portret të shtrirë duke fjetur, me yje që i dalin nga sytë dhe që formojnë një kurorë që ngrihet lart.