Aktualitet Politikë

Sali Berisha në arrest shtëpie, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon për herë të parë publikisht lidhur me vendosjen e Sali Berishës në ‘arrest shtëpie’.

Kam dy reagime, njëri është në rafshin personal, tjetri zyrtar.

Në rrafshin personal nuk më vjen mirë. Më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë e që padiskutim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Cfarë kam pasur për ti thënë ia kam thënë. Edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtijkomunikimi që kishte të bënte me hapat që duheshin erdhur për të mos ardhur deri këtu por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet dhe marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që bëri. Kjo është njëra anë e Kostos që sjellja e tij që i solli të gjithëve, i dha familjes i dha një kosto të jashtëzakonshme PD dhe vendit. Në rafshin personal nuk kam asgjë vec keqardhje të thellë që kjo të përfundojë kështu nga ana tjetër PD është e domosdoshme që PD të lërë pas të shkuarën e të ecë përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën as të mohojnë as retushojnë gjëra te mira apo të këqija por të ecin përpara.

Përgjigjja zyrtare është që në çdo rast qëndrimi i PD-së është që drejtësia duhet të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdo kush nga unë i pari, e çdo politikan të jemi  në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Prandaj kam çuar në kuvend propozimin për heqjen përfundimtare të imunitetit. Sot kemi qytetarë të barabartë para ligjit e 140 deputetë jo. Kemi fenomenin e Arben Ahmetajt u deshën 2 javë, kohë e mjaftueshme për tu arratisur. Kjo duhet marrë fund.

Ndër të tjera Basha ftoi demokratët të ecin përpara.

Atë tjetrin e degdisën në katin e tetë. I vetmi njeri që ka përfiituar nga kjo gjë është Edi Rama, ka mbaruar telenovela. Ka dy vjet që Rama shikon telenovelë falas, duke stimuluar dramën në PD. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptare ta fikin këtë telenovelë.