Lajmet e fundit

Së shpejti Apple do të prezantojë kufjet e shumëpritura të realitetit virtual!

Apple njoftoi së fundmi se konferenca e saj vjetore e zhvilluesve, WWDC, do të fillojë më 5 qershor dhe do të zgjasë deri më 9 qershor. WWDC është konferenca më e madhe e vitit e kompanisë Apple. Kompania fton zhvilluesit e softuerit të vizitojnë selinë e saj dhe mban seminare dhe sesione të dedikuara për përdorimin e mjeteve softuerike të Apple për të krijuar aplikacione të reja.

Kompania zakonisht diskuton qëllimet e saj për zhvillimin e softuerit dhe zbulon veçori të reja të iPhone-it. Në shumicën e viteve Apple nuk ka prezantuar pajisjet e reja në WWDC. Megjithatë, këtë vit, Apple mund të prezantojë kufjet e saj të shumëpritura virtuale dhe të realitetit të shtuar në konferencë. Për më tepër, Apple mund të zgjedhë të prezantojë Mac të rinj me fuqi të lartë për një audiencë miqësore të zhvilluesve këtë qershor.

WWDC do të transmetohet falas në faqen e internetit të Apple. Konferenca do të mbahet online, ndërsa në ditën e parë të konferencës do të jetë me prani të njerëzve në selinë qendrore të Apple, Apple Park. Vitin e kaluar, Apple ftoi zhvilluesit dhe mediat për të parë prezantimin hapës të regjistruar paraprakisht në selinë e saj në Cupertino, Kaliforni, të quajtur Apple Park.

Rikujtojmë, se përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, është i disponueshëm për modelet iPhone, duke nisur që nga iPhone 8 e deri te modelet më të reja. Sistemi operativ vjen me risi, që përfshijnë 21 “emoji” të reja në tastierë. Por, më e rëndësishmja është përmirësimi i izolimit të zërit, që bllokon zhurmat në sfond kur je duke folur në celular.