Celebrities Gossip Showbiz

Së shpejti Britney Spears do të vijë me projekte të reja muzikore!

Ylli i muzikës pop Britney Spears i ka kërkuar falje Justin Timberlake për gjërat që ka shkruar për të në autobiografinë e saj. 42-vjeçarja në një postim në Instagram u shpreh se i vinte keq nëse kishte ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët me të vërtetë kujdeset, duke e shoqëruar së bashku me një klip të Justin Timberlake duke kënduar në Saturday Night Live.  Pas vëmendjes së madhe të situatave të krijuara artistja ka zbuluar së fundmi se është duke punuar në një projekt të ri.

Këngëtarja e hitit “Toxic” postoi një video të saj në rrjetin social Instagram ku kishte shkruar:

Tease për projektin e ri që vjen së shpejti! SEX N DIAMONDS

Lajmi erdhi disa orë pasi Page Six konfirmoi se ekipi i saj komunikoi me Charli XCX dhe Julia Michaels për të shkruar këngë për albumin e saj të ardhshëm të mundshëm. Burimi zbuloi se projekti ishte në fazat fillestare dhe asgjë nuk ishte regjistruar ende. Ndërsa ka kohë që Spears ka lëshuar këngë solo, ajo u shfaq në “Hold Me Closer”, një bashkëpunim me Elton John në 2022 dhe “Mind Your Business”, me will.i.am në 2023.

Fituesja e Grammy kujtoi regjistrimin e duetit me John pas përfundimit të betejës së saj për konservatoinr në nëntor 2021. Në librin e kujtimeve të saj të vitit 2023 “The Woman In Me” ajo shkroi:

Regjistrimi i ‘Hold Me Closer’ dhe publikimi i tij në botë ishte një përvojë fantastike.

Spears vazhdoi më tej, duke deklaruar se prioriteti i saj nuk është të ketë sukses në muzikë, por të “gjejë” veten.