Dita e 8

Sfidat dhe ëndrrat e rinisë shqiptare në sytë e dy studentëve shqiptarë!

Rini e mbetur në udhëkryq, mes ëndrrës shqiptare dhe asaj europiane ishte tema e diskutimit në “Dita e 8”. Mes qëndrimit në vendin e të parëve dhe një të ardhme më të sigurt drejt Perëndimit, Ervisa Shehu dhe Boris Alibeja ndan eksperiencat e tyre dhe vështirësitë me të cilat janë përballur si student.

Për mua ka qenë e vështire dhe e rrezikshme ardhja në Tiranë. Une vija nga Dibra dhe në kryeqytet kam qenë vetem. E rrezikshme them sepse është si të jesh një peshk i vogël në një det dhe nga çdo anë vijnë rreziqe. Unë kam shkuar ne shkollë paraditeve dhe pasditeve në punë deri në orën 12 të natës.

Ndërsa Borisi ka qëndruar tek shkollimi.

Tarifa që unë paguaj nuk shkon atje ku duhet. Duhet t’i lënë studentët e lirë.

Madje 21 vjecari shprehet i bindur se do qëndrojë ne Shqipëri dhe nuk do largohet.

Unë e shoh veten në Shqipëri. Zoti më bën të qëndroj në Shqipëri. Rinia shqiptare duhet te kuptojë se duhet të ndërtojë të ardhmen shqiptare. Nëse ne ikim dhe vijnë të huaj çfarë do ndodh me Shqipërinë?

Ervisa Shehu u ndal edhe te protesta e studenteve ku deklaroi se asnjë kërkesë nuk u plotësua ndërsa shtoi se karten e studentit nuk e ka përdorur asnjëherë.

Te rinjtë kanë humbur shpresën, jemi si pas Luftës së Parë Botërore. Unë isha jashtë Shqipërise në një vend për azil po u ktheva në Shqipëri.