Horoskopi

Shenjat e zodiakut që do kalojnë ditë të vështira gjatë muajit mars!

Siç e dimë pranvera po afron dhe bashkë me të shfaqen ne horizont edhe mundësi të reja për disa shenja të horoskopit. Energjitë kozmike rreshtohen për të sjellë një ndryshim dhe transformim në të gjitha shenjat në mars. Me Merkurin, Venusin, Marsin dhe Saturnin tek Ujori, si dhe Uranin dhe Jupiterin te Peshqit, këto ndryshime nuk do të jenë shumë të lehta për të gjithë, sidomos për ata që i përkasin shenjave të pafat të marsit. Njihuni me këto shenja:

Demi

Këtë muaj jeta juaj është plot me ulje-ngritje. Dielli te Peshqit shkakton nervozizëm dhe ndikon në vetëbesimin tuaj. Ndikohet fuqishëm edhe mënyra se si ata komunikojnë me të tjerët. Kështu që këto ditë kërkohet durim në të gjitha fushat, vëmendje e madhe ndaj fjalëve tuaja dhe veçanërisht mendim serioz kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të reja

Gaforrja

Vështirësi financiare parashikohen këtë muaj, pasi kalimet e yjeve nuk janë në favorin tuaj. Do bëni shumë për të ruajtur atë që keni fituar, në një kohë kur fillimet e reja të biznesit nuk favorizohen. Kushtojini vëmendje fjalëve tuaja, pasi janë të mundshme keqkuptimet me kolegët, familjen dhe në përgjithësi përpiquni të reduktoni burimet e stresit.

Shigjetari

Këtë muaj do të ketë momente gëzimi dhe lumturie të madhe, por edhe momente pasigurie dhe dyshimi. Mund të keni mundësinë ta çoni marrëdhënien tuaj një hap më tej, por duhet të mbani mend që vështirësitë dhe keqkuptimet do të jenë në krye. Shikoni sjelljen tuaj në punë, marrëdhëniet tuaja me kolegët dhe mos harroni të mbështeteni në forcat tuaja nëse doni të arrini diçka.