Bota

Shërbimi ushtarak, Zelensky ndryshon dy pikat kyçe të legjislacionit ukrainas!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë ndryshime në dy pjesë kyç të legjislacionit rreth shërbimit ushtarak.

Zelensky ka nënshtruar një ligj që lejon disa kategori të të dënuarve që të shërbejnë në ushtri. Gjithashtu ka nënshkruar një ligj për rritjen e gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat e mobilizimit ushtarak.

Ky hap vjen pasi Ukraina po përpiqet të plotësojë mungesat e fuqisë punëtore dhe të forcojë ushtrinë kundër armikut rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kabineti i tij ushtarak udhëtuan për në Kharkiv, në mes të një ofensive të ashpër nga trupat ruse në rajonin veri-lindor.

Situata është “jashtëzakonisht e vështirë”, por “nën kontroll”, tha udhëheqësi i Kievit.

Mëngjesin e sotëm ushtria ukrainase pretendoi se kishte ndaluar “përparimin” rus në disa zona të rajonit të Kharkiv, ku ushtria ruse nisi një sulm të befasishëm më 10 maj, duke pushtuar një territor të ri.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov,  e ka cilësuar planin e Kinës për paqen në Ukrainë si “më realistin”.

 “Presidenti nënvizoi qëndrimin tonë pozitiv ndaj nismës kineze. Nisma ‘kineze’ është më realiste, sepse thekson nevojën për të adresuar shkaqet kryesore dhe për t’i eliminuar ato. Çdo gjë tjetër është spekulim”, tha kreu i diplomacisë së Moskës në një intervistë.

Ne kurrë nuk u kemi thënë partnerëve tanë kinezë: “Le të rregullojmë diçka pa iniciativën tuaj”.