Bota Tech

Shitje e paligjshme e narkotikëve, SHBA nis hetim ndaj Meta-s!

Prokurorët amerikan në Virxhinia po hetojnë nëse Meta ka përfituar nga shitja e paligjshme e narkotikëve në platformat e saj. Hetimi penal ka nisur që nga viti i kaluar pasi prokurorët kanë kërkuar të dhëna në lidhje me përmbajtjen dhe shitjen e paligjshme të narkotikëve nëpërmjet platformave të Meta-s.

Me hetimin ka ndihmuar edhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Por, rasti mund të përfundojë edhe me shfajësimin e gjigantit teknologjik edhe pse hetimet ende vazhdojnë. “Shitja e narkotikëve të paligjshme është në kundërshtim me politikat tona dhe ne punojmë për ta larguar këtë përmbajtje nga shërbimet tona”,-thuhet të ketë deklaruar një zëdhënës i Metës.

Meta ka njoftuar se bashkëpunon në mënyrë proaktive me autoritetet e zbatimit të ligjit për të ndihmuar në luftimin e shitjes dhe shpërndarjes së narkotikëve të paligjshme. Ndërkaq, presidenti i Metës për çështje globale, Nick Clegg, tha se kompania është bashkuar me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, në përpjekje për të ndërprerë shitjen e drogave sintetike në internet dhe për të edukuar përdoruesit në lidhje me rreziqet që u kanosen nga konsumimi i tyre.

Rikujtojmë, se së fundmi Meta ka fituar një padi e cila e rrëzon vendimin e mëparshëm të gjykatës që e ndalonte përdorimin e emrit të kompanisë në Brazil për shkak të ngatërrimit me një kompani tjetër. Gjigantit teknologjik të Mark Zuckerberg në fund të shkurtit iu ndalua të përdorte emrin e saj në Brazil brenda 30 ditëve. Kjo pasi një ofrues brazilian i shërbimeve kompjuterike argumentoi se tashmë zotëronte po të njëjtin emër dhe si rezultat i kompanisë amerikane ishte cituar gabimisht në 100 padi. Në një deklaratë, braziliani Meta tha se zotëron të drejtat e emrit në Brazil, duke shtuar se besonte që ligji duhet të ndiqet pavarësisht nga vendimet e kompanive teknologjike që duan të operojnë aty.