Sport

Shqipëria mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, një shans edhe për kampionatin botëror…

Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve. UEFA ka hedhur sot në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Turneu i cili ka zëvendësuar miqësoret në kontinent, po tërheq mjaft interes edhe për faktin se u mundëson ekipeve kombëtare që të ndeshen me rivalë të të njëjtit nivel. Kuqezinjtë do të jenë në Ligën B (Grupi B1) për këtë edicion, ndërsa do të kenë kundërshtar aspak të lehtë edhe pse jo emra shumë të mëdhenj.

Shqipëria do të ketë përballë përfaqësuese si, Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Natyrisht se tanët kanë fokusin maksimal fillimisht tek Euro 2024. Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të nisin në muajin shtator. Në këtë edicion Liga e Kombeve ka risi të veçanta, pasi edhe skuadrat e vendit të tretë nuk e kanë të sigurt mbijetesën në Ligë, pasi do të luajnë në play-out me ekipet e vendeve të dyta në ligën më poshtë. Më poshtë gjenden të gjitha grupet që u përcaktuan ditën e sotme!

LIGA A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

LIGA B
Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

LIGA C
Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

LIGA D
Grupi D1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi D2: Moldavi, Malta, Andorra