Bota

Shuhet në moshën 82-vjeçare kompozitorja legjendare, Cynthia Weil!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare kompozitorja legjendare, Cynthia Weil. Fituesja e “Grammy” ishte më së shumti e njohur për hitin e madh të vitit 1964 “You’ve Lost The Lovin’ Feeling”. Lajmi për vdekjen u njoftua nga vajza e saj me një deklaratë emocionuese që ndau në rrjete sociale.

Nëna ime, Cynthia Weil, ishte nëna, gjyshja dhe gruaja më e mirë që familja jonë mund të kërkonte ndonjëherë. Ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe një idhull për gratë në muzikë.

Në vitin 1987, Cynthia u fut në “Songwriters Hall of Fame” së bashku me bashkëshortin e saj, Barry, me të cilin shkroi shumë këngë. Disa nga hitet e njohura që Cynthia shkroi së bashku me Barry janë të tilla si “The Drifters’ Saturday Night at The Movies”, “Running with The Night” e Lionel Richie dhe “Here You Come Again” e Dolly Parton. Këngët e kompozuara të Cynthia kanë shitur rreth 200 milionë disqe. Ikona e muzikës lindi në vitin 1940 në qytetin e New Yorkut nga Morris Weil dhe Dorothy Mendez.