Health & Beauty Lifestyle

Shumica dërrmuese e adoleshentëve në këtë vend janë të lumtur dhe në paqe kur nuk mbajnë një celular!

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew gati tre të katërtat e adoleshentëve amerikanë të anketuar kanë shprehur se ndjehen të lumtur ose të qetë kur nuk kanë celular. Por megjithatë, shumica e adoleshentëve nuk e kanë kufizuar përdorimin e tyre të telefonave ose mediave sociale, gjë që është një shqetësim në rritje për politikanët, avokatët e fëmijëve dhe shoqërinë. Dhjetra shtete amerikane paditën Mark Zuckerberg, kreun e Meta-s dhe pronarin e Instagram-it dhe Facebook-ut, vjeshtën e kaluar për dëmtim të të rinjve dhe kontribuar në një krizë të shëndetit mendor të tyre.

Shumica e adoleshentëve thonë se për moshën e tyre, përfitimet e mbajtjes së një smartphone tejkalojnë dëmin. Pothuajse të gjithë adoleshentët në SHBA, 95% e të anketuarve, kanë akses në një smartfonë. Shumica e adoleshentëve thonë se smartfonët e bëjnë më të lehtë për njerëzit e moshës së tyre të ndjekin hobi dhe interesa të tjera (69%) dhe të jenë krijues (65%). Pothuajse gjysma e adoleshentëve të anketuar (45%) thonë se këto pajisje ua kanë lehtësuar suksesin në shkollë. Anketa është kryer nga 26 shtatori deri më 23 tetor 2023, në një kampion prej 1,453 çiftesh, një adoleshent dhe një prind.

Ndërkaq, varësia nga interneti e ‘ushqen’ depresionin. Ekspertët insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit veçanërisht adoleshentët përdorin internetin. Për të eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve ka monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada. Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998.

Hulumtuesit kishin zbuluar se 33 studentë ishin të varur nga interneti. Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë. Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbaheshin edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.