Celebrities Showbiz

“Si dhitë në mal…”/Përplasen në studio Arjon Muça dhe Anaid Kaloti, shkak finalistja e BBV3!

Të ftuarit e mbrëmjes së kaluar në “Cherry on Top” janë përplasur në studio gjatë analizës së lojës së Heidit në “Big Brother VIP 3”. Moderatori Arjon Muça u shpreh se Heidi ishte barrë e madhe për Romeon, ndërsa Anaidi u shpreh se Heidi ishte më fortë në këtë lojë sesa Romeo.

Arjoni: Unë mendoj që Heidi ishte barrë e madhe për Romeon, të kafshosh gjuhën kur shoku të sulmon partnerin…

Anaidi: Të njëjtën gjë ka bërë dhe Romeo me Ilnisën. Heidi nuk është sulmuar si lojtare, por duke e pasqyruar gjënë te Romeo. Ata kanë sulmuar Romen përmes Heidit.

Arjoni: Nuk qëndron logjika jote.

Anaidi: Romeo nuk ka qenë lojtar i dobët, por jo aq lojtar i mirë sa Heidi.

Arjoni: Heidi bënte si dhitë në mal që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, qeshte kur donte të dilte nga situata.

Anaidi: Heidi mori disa ‘prime’ për t’u sqaruar jam apo nuk jam me Romeon, u bë e dukshme që e bëri për lojë. Kur Heidi nxorri Vesën nga shtëpia, e kuptoi…