Horoskopi

Si do të ndikojë Hëna e plotë te Binjakët tek shenja juaj e zodiakut…

Sot Hëna e plotë te Binjakët do të sjellë parandjenjën se do të ndodhë diçka e keqe, ose situata që të bëjnë të mos ndihesh dhe aq krenar/e për veten. Njihuni se si do të ndikojë kjo tek të gjitha shenjat e zodiakut:

Dashi

Prej shumë kohësh nuk e ke ndryshuar mënyrat e mendimit dhe kjo të bën të dalësh në konkluzione që jo gjithmonë janë të vërteta. Rritu dhe zhvillohu. Nëse ndihesh konfuz/e, medito dhe qetësohu për disa minuta dhe më pas, rimerr fuqinë tënde.

Demi

Ajo që duhet të bësh ti, është të komunikosh qartë nevojat dhe dëshirat e tua. Mos harro të vendosësh kufij me njerëz që jo gjithnjë dinë se çfarë janë barrierat.

Binjakët

Në këtë moment, përqendrohu më pak te vetja dhe më shumë te miqtë. Disa prej tyre mund të jenë duke kaluar një situatë të vështirë dhe e kanë të vështirë të shprehen.

Gaforrja

Ndiq rrugën tënde që të jetosh jetën që do! Njerëzit kanë sukses kur janë mirënjohës për gjërat që kanë dhe kur arrijnë të kuptojnë se sa larg kanë shkuar. Bëj diçka të mirë për veten!

Luani

Merr guximin dhe shko në një tjetër grup miqsh, në një komunitet që të sfidon të dalësh pak nga vetja dhe të përqafosh të tjera ide dhe pikëpamje. Të ngecësh në rutinë vetëm me njerëz që i njeh, nuk të çon shumë larg.

Virgjëresha

Ndoshta po e neglizhon pak hapësirën tënde personale dhe po shmang emocionet e tua. Ti e di shumë mirë që nuk duhet ta bësh këtë, sidomos nëse po përjeton një periudhë të vështirë në punë. Vendos barriera me shefin/en dhe mjaft e bëre punën prioritetin kryesor të jetës tënde!

Peshorja

Realizoji dëshirat e tua. Prej kohësh je marrë vetëm me njerëzit e tjerë, duke plotësuar dëshirat e tyre dhe shpeshherë, nuk të ka dalë koha për të tuat. Ndaj, është momenti të bëhesh paksa egoist/e dhe të përqendrohesh te vetja.

Akrepi

Është momenti të ulesh, të shkruash rregullat e tua dhe t’i ndjekësh ato. Këtë periudhë, zgjidh veten, kushtoji më shumë kohë rritjes personale, trupit, mendjes dhe pamjes tënde të jashtme.

Shigjetari

Fike telefonin dhe mos mendo fare për gjërat që po ndodhin përreth! Ke disa ditë që sikur je shpërqendruar, ndjen nevojën të shkëputesh dhe të bësh gjërat që ti do, domethënë të udhëtosh, të kujdesesh për veten, të bësh një masazh, ose thjesht të rrish shtrirë.

Bricjapi

Të gjithë e dinë që për ty që është e vështirë që të merresh seriozisht ose të dëgjohesh nga të tjerët. Bëj më të mirën për veten dhe nëse e sheh që e ke punën pisk, shko te njerëzit që të dëgjojnë dhe të kuptojnë.

Ujori

Fto miq për darkë, njihu më mirë me njerëzit që të rrethojnë. Bëhu më aktiv, vendosi vetes qëllime!

Peshqit

Vetëm se nuk je atje ku mendoje se duhet të ishe, nuk do të thotë që nuk do të shkosh. Secili në këtë jetë ka një rrugëtim unik, ndaj kjo Hënë e plotë të mësosh të mos e krahasosh veten me të tjerët dhe të mos i bësh mendjes tënde presion. Ke aftësinë të krijosh veten dhe të ardhmen tënde!