A Live Night Celebrities Music Showbiz

Si e kujton fëmijërinë e tij artisti Shpat Deda?

Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat ai ka zbuluar gjithçka…

Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që të qëndrosh i përulur, mos t’i lejosh shumë që të ‘më bien në qafë’ edhe ne me njëri-tjetrin ashtu jemi. E shoh Nitën motrën time dhe Iliri vllain dhe kemi një raport normal. Nuk themi shiko çfarë kemi bërë, nuk është ashtu. Nita ka qenë drejtoreshë e DokuFest-it katër vjet dhe është në atë linjën me Blertën, një prej personave që ia marr mendimin. Ata shumë shpesh pajtohen dhe e di që e kanë mirë. Me Ilirin kam diferencë 9 vjet. 

Si e kujton fëmijërinë?

Janë kujtime ëmbël dhe thartë. 

Më tej Shpati ka zbuluar:

Ajo që unë kam imagjinuar është kur kam qenë në universitet në 2007 kur fillova të bëj këngët dhe fillova të mendoj që ndoshta mundem të jem këngëtar dhe kur isha duke mësuar që kisha ato pushimet e vogla ndërmjet, ulesha mbyllja sytë dhe imagjinoja veten në Top Select. Kjo mua më ka ndodhur. 

Për të zbuluar më shumë rreth artistit kliko këtu.