Auto & Moto Health & Beauty

Si të largoni aromën e pakëndshme të qumështit nga makina juaj…

Ekzistojnë disa mënyra se si mund të largoni erën e pakëndshme të qumështit në brendësinë e makinës makinës tuaj. Njëra prej metodave që mund të jetë efikase është përdorimi i pluhurit të kafesë. Kafeja do të ndihmojë në thithjen e aromave të prishura që vijnë nga qumështi dhe të lënë pas një aromë kafeje që do të ndihmojë në ‘fshehjen’ e aromave të pakëndshme.

Ajo çfarë duhet të bëni është të mbushni disa kuti me kafe dhe t’i lini diku në makinë dhe mbajini ato brenda për rreth dy javë. Një metodë tjetër që mund të jetë efikase është edhe përdorimi i sodës së bukës. Aplikoni një shtresë sode buke në zonën e prekur për të thithur lagështinë dhe aromën e prishur të qumështit. Soda e bukës filtron ajrin dhe largon aromat e këqija.

Sigurohuni që e keni lëni deri në katër ditë dhe më pas fshijeni me fshesë elektrike. Një metodë tjetër që po ashtu mund ta përdorini për të eliminuar aromën e pakëndshme të qumështit të prishur është edhe aplikimi i uthullës së bardhë. Uthulla ka fuqi të fortë dhe luftuese kundër aromave.

Më e mira nga të gjitha, është e sigurt për t’u përdorur dhe nuk përmban kimikate të rrezikshme. Një nga arsyet pse zhvillohen erërat e pakëndshme të qumështit është sepse lagështia bllokohet në makinë dhe fillon të rritet myku. Gjatë një seance pastrimi, lini dritaret e makinës të hapura dhe në diell në mënyrë që tapiceri të thahet dhe të mund të hyjë ajri i freskët.