Love & Sex

Si të zgjoni fantazinë e tij…

Po përpiqeni më çdo mënyrë të zgjoni fantazinë e partnerit tuaj ose të personit që jeni ende duke u njohur? Natyrisht, nëse rregulloheni dhe i jepni rëndësi look-ut tuaj do të dukeni sharmante dhe seksi. Ju e dini që duhet të përdorni një parfum të mirë, flokët të jenë të rregulluara dhe të pastra si dhe make up sa më natyral dhe aspak i egzagjeruar.

Nëse ai vonohet në takim mos u zemëro por trego mirëkuptim. Thuaji që e kupton që është i lodhur për shkak të punës. Trego interes për miqtë e tij. Lejoji vetes që të përfshihesh në bisedat dhe aktivitetet e tij, mirëpo patjetër duhet të sillesh si damë e vërtetë, në mënyrë që të jesh e sigurt që të trajtojë si të tillë. Nëse ke qëndrimin tënd lidhur me ndonjë temë, mos u frikëso që të bësh debat.

Nga ana tjetër, nuk është mirë të shtiresh sikur i di të gjitha. Gjithashtu duhet të jesh e gatshme që edhe ta dëgjosh dhe jo vetëm të flasësh. Mos të të vijë turp të tregosh që e do seksin, ai duhet të dijë se çfarë ti dëshiron. Mos harro t’i thuash që ke menduar për të teksa ishte duke bërë dush. Kur femra e merr “timonin” në shtrat, mund të jetë realizim i fantazisë së mashkullit.