Celebrities Film & Tv

Sondazhi i TAR/Cili nga banorët e shtëpisë së “BBV2” mendoni se do të largohet këtë javë?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Çdo ditë ndodh diçka, një diskutim i ri, një debat i ashpër apo edhe sfida të reja pafund. Pas nominimeve në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh. Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Tea (50%), Bjordi (41%), Armaldo (5%), Efi (5%).