Celebrities Film & Tv

Sondazhi TAR/ Cilin banor të “Big Brother VIP” doni të shpëtoni këtë javë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas ‘Zinxhirit të Shpëtimit’ Prime-n e kaluar, në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV duan ta shohin sërish brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Keisi (49%), Antoneta (39%), Qetësori (12%).