Aktualitet Politikë

Sot në Kuvend votimi nen për nen i Buxhetit 2024/6 deputetë të opozitës të përjashtuar!

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare e në rend dite është miratimi nen për nen dhe në tërësi i Buxhetit 2024. Në pikën 6 renditet Projektligji “Për buxhetin e vitit 2024”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenet 55, 73-74, 78-84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

Opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj për mosbindje civile deri në plotësimin e kërkesave lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Me kërkesë të socialistëve, dje Sekretariati i Etikës mori vendim për përjashtim me 10 ditë të Sali Berishës, Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit dhe Elda Hotit. Kjo për shkak të zhvillimeve në seancën e 4 dhjetorit që sërish u mbyll në pak minuta, mes kaosit nga flakadanët e zhurmat.

Ndër të tjera në kërkesën e tyre, socialistët theksonin momentin e ndezjes së disa flakadanëve nga Flamur Noka, si edhe Elda Hoti e Albana Vokshi. Për ish-kryeministrin Berisha, vinin në dukje se “pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë, fyer deputetët e drejtuesen e seancës”.

Në seancën e kaluar plenare të së hënës, disa deputetë të opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës duke refuzuar kontrollet fizike për sende të palejuara, por që përsëri arritën t’i fusnin në sallë ku në pjesën e foltores vazhduan me skenarin e grumbullimit të karrigeve. Në një moment pati edhe një tentativë për t’iu vënë flakën.