Sport

Statistika e veçantë/ Vetëm Virgil van Dijk në nivelin e mbrojtësit kuqezi!

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni.

Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empolit ka marrë më në fund vlerësimin e duhur. Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani gjatë sezonin futbollistik 2023/2024.

Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Një statistikë e shkëlqyer ky jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë.